PSD-së në rezolutën për dialog
Subjekti politik, Alternativa, derisa mbrëmë nuk pranoi të konfirmonte se është pjesë e rezolutës opozitare për dialog, të përpiluar nga PSD-ja, e të cilës i është bashkuar edhe Nisma Socialdemokrate, sot është bërë pjesë e saj.
Kohavisioni ka siguruar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe “Mocionin përmbajtjesor projekt-rezolutë”, që ky i fundit është një draft i ri nga ai që u publikua mbrëmë.
Nënkryetari i PSD-së, deputeti Visar Ymeri, si një ndër hartuesit e kësaj rezolute, e ka dërguar atë në emër të grupeve parlamentare të Nismës dhe Alternativës tek kreu i Kuvendit, Kadri Veseli e të kryetarët e Grupeve Parlamentare.
“Nëpërmjet kësaj shkrese përcjellëse, në emër të deputetëve nënshkrues, Partitë Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës: Partia Socialdemokrate, NISMA Socialdemokrate, Alternativa janë pajtuar për tekstin e Rezolutës të proceduar me 20 korrik 2018”, thuhet në hyrje të kësaj rezolute, raporton Koha.net.
Drafti i ri i projekt-rezolutës përmban disa ndryshime në përmbajtje, si:
Vjetër
Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar shtetëror i Republikës së Kosovës janë të pacënueshme.
Ri
Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar shtetëror i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.
Vjetër
Republika e Kosovës është formacion shtetëror i demokracisë parlamentare dhe i shoqërisë shekullare brenda traditës multi-kulturore.
Ri
Republika e Kosovës është formacion shtetëror i demokracisë parlamentare dhe i shoqërisë sekulare brenda traditës multi-kulturore.
Vjetër
Delegacioni Shtetëror do të përbëhet nga përfaqësues politikë të votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Delegacioni Shtetëror do të bashkë-drejtohet barabarësisht prej (dy) përfaqësuesve që vijnë nga radhët e opozitës parlamentare dhe nga koalicionit qeveritar. Të dy bashkëdrejtuesit do të votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës në kuadër të votimit të Platformës së Dialogut.
Ri
Delegacioni Shtetëror do të përbëhet nga përfaqësues politikë të votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Delegacioni Shtetëror do të bashkë-drejtohet barabarësisht prej (dy) përfaqësuesve që vijnë nga radhët e opozitës parlamentare dhe nga koalicionit qeveritar. Të dy bashkëdrejtuesit do të votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës së bashku me delegacionin shtetëror.
Vjetër
Mandati i përfaqësuesve të tjerë në Delegacionin Shtetëror do të jetë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e mbarështruara në Platformën dhe Ligjin për Dialogun. Çdo veprim i tyre përtej këtyre kompetencave do të konsiderohet i pavlefshëm dhe do të përbëjë shkelje të Kushtetutës dhe të Ligjeve të Republikës së Kosovës.
Ri
Mandati i përfaqësuesve të tjerë në Delegacionin Shtetëror do të jetë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e mbarështruara në Platformën dhe Ligjin për Dialogun. Çdo veprim i tyre përtej këtyre kompetencave do të konsiderohet i pavlefshëm dhe do të përbëjën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Ligjeve të Republikës së Kosovës.