Ambasada e ShBA-së në Prishtinë shpërndanë informacione të rëndësishme rreth koronavirusit në Kosovë

Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë disa informacione për koronavirusin në Kosovë.

Në njoftimin e saj janë përfshirë rastet negative me koronavirus dhe ndarja e mjeteve të testeve nga Organizata Botërore e Shëndetit.

“Kosova nuk ka raste të konfirmuara me virusin COVID-19.Organizata Botërore e Shëndetit ka dhuruar 750 mjete testi për koronavirus për Kosovën. Rasti i parë në Kosovë është testuar dhe ka rezultuar negativ – rezultatet negative u përcaktuan duke përdorur mjetet e testit të ËHO ‘rRT-PCR’”, shkruhet në njoftim.

Më tej, është njoftuar se Kosova nuk ka vënë asnjë kufizim dhe se kërkesat për hyrje e dalje në vend mbesin të pandryshuara.

“Instituti Publik i Shëndetit në Kosovë ka zhvilluar një plan për karantinë në rast nevoje”, shton tutje ambasada.

SHPËRNDAJE