Ambasada e SHBA-së publikon pamje të objektit të saj në ndërtim në Prishtinë (Foto)

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikuar disa fotografi ku paraqitet ecuria e punimeve të deritanishme e ndetimit të objektit të kësaj ambasade në periferi të kryeqytetit.
Postimi është përcjell me një mbishkrim, ku thuhet se ndërtesa tregon mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën.

“Cila është mënyra më e mirë për të filluar festimin tonë të 4 Korrikut në Kosovë, sesa me disa fotografi prapa skenave të Kompleksit të Ambasadës së Re!? Ne jemi krenar që kjo ndërtesë e mrekullueshme do të tregojë mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën tani dhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e faqës zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook.

Gurthemeli i objektit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë është vënë me 5 maj të vitit 2015. Rreth 700 punëtorë janë angazhuar në ngritjen e kësaj godine, e cila në ditën e vënies së gurthemelit u tha se shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë së përhershme të diplomacisë amerikane në Kosovë.

SHPËRNDAJE