Ambasada e SHBA-së reagon pas incidentit në Kuvend: Populli i Kosovës nuk e meriton këtë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar ndaj veprimeve të mbrëmshme që ndodhë në Kuvend, më saktësisht sulmit verbal që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i bëri në drejtim të Vjosa Osmanit.

“Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore.

Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në reagimin e tyre.” thuhet në reagimin e Ambasadës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE