Ambasada ‘imagjinare’! “Schengen Visa” seriali i cili do t’iu shkrij së qeshuri!

“Schengen Visa” është seriali më i ri vendor, i cili filloi transmetimin mbrëmë në RTK1.

Një ambasadë imagjinare e cila përshkruan realitetin të cilin po e jetojmë në Kosovë dhe përpjekjet e qytetarëve për të marrë një vizë e të ‘ikin’ jashtë vendit.

Pritje të gjata e grumbuj dokumentesh janë vetëm disa nga sfidat që i presin aplikuesit për viza.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

E ky serial sjell anën komike të këtij realiteti, shkruan ORAvip.

Aktorët kryesor të këtij seriali janë: Granit Ukaj, Semira Latifi, Shengyl Ismajli, Lulzim Bucolli etj.

“Schengen Visa” do të mund ta ndiqni çdo të martë nga ora 20:10 në Radio Televizionin publik të Kosovës./ORAvip/

SHPËRNDAJE