Ambasadori amerikan del nga takimi me Haradinajn, Thaçin e Veselin

Ka përfunduar takimi i liderëve me ambasadorin Kosnett.

Tashmë po raportohet se ambasadori amerikan ka dalë nga takimi.

Çështja kryesore për të cilë pritej të diskutohej në këtë takim ishte taksa 100 për qind.

Takimi po mbahet në zyrën e presidentit. Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj.

Edhe të mërkurën kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-ja kërkon pezullimin e saj, Haradinaj refuzon, ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.