Ambasadori amerikan Delawie reagon pas deklaratës së Thaçit

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie ka kërkuar të mos shfuqizohet vendimi për Gjykatën Speciale. Ka thënë se nëse një veprim i tillë ndodhë, atëherë, Kosova do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, BE-së dhe SHBA-së.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!|, ka shkruar Delawie, në Tëitter.

Ky reagim i Delaëiet vjen vetëm një orë pas një shkrimit të Hashim Thaçit, i cili i quajti spekulime paralajmërimet e ambasadorëve se Kosova po izolohet në rast se shfuqizon Gjykatën Speciale.

Ndërkohë, në Kosovë kanë nisur edhe kërkesat për shkarkimin e Qeverisë dhe të Presidentit ose dorëheqjen e tyre për shkak të iniciativës për të shfuqizuar Gjykatën e cila do të merret me dënimin e krimeve të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Ndryshe, mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.

Pas kësaj nisme kanë qëndruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët mund të jetë të akuzuarit potencial të kësaj Gjykate, e themeluar për t’i hetuar pretendimet e Dick Martyt, i cili bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet në luftë e pasluftës.

Kuvendi i Kosovës mbrëmë është përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme, kur 43 deputetë kishin nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të zhbëhej Gjykata Speciale. Shumë nga këta deputetë nënshkrues sot thanë se nuk e kanë ditur se për çfarë po nënshkruajnë dhe se janë mashtruar.

 

 

SHPËRNDAJE