Ambasadori amerikan e vlerëson shumë Demaçin: Ja çfarë thotë për të

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i ka shprehur ngushëllime familjes së atdhetarit të shquar, Adem Demaçi.

“Ngushëllime familjes së Adem Demaçit. Lufta e tij e përjetshme për të drejtat e njeriut, dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Adem Demaçi kaloi 28 vjet në burgje për shkak të bindjeve të tij politike dhe luftës për lirinë e popullit të Kosovës. Ai vdiq dje në moshën 82 vjeçare nga shkaqe natyrore.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë. Ndërkohë, në hollin e Kuvendit po mbahen homazhe që do të zgjasin deri në orën 20:00.

SHPËRNDAJE