Ambasadori amerikan në Beograd dridh Serbinë me këtë deklaratë për Kosovën

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka thënë se Washingtoni nuk deklarohet për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, pa u arritur ajo.

Ai ka nënvizuar se administrata e presidentit Donald Trump nuk pritet të ndryshojë drastikisht qëndrimin ndaj statusit të Kosovës.

“Interesat e Amerikës nuk ndryshojnë nga presidenti në president. Ajo çka ne kemi kërkuar që nga administrate Bush, administrate Obama e deri te administrate Trump, është paqja dhe stabiliteti në rajon, transformimi në demokraci, ekonomi të qendrueshme dh eintegrim në Bashkimin Evropian, kështu që nuk mendoj se politikat tona do të ndryshojnë”, ka thënë Scott për Radio Beogradin, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshje afat-gjate mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.

“Zgjidhja e problemit të Kosovës u takon liderëve të guximshëm”, ka thënë Scott.

Ai ka thënë se çdo deklaratë për luftë, çdoherë është një gabim.

“Vendimi për bombardime në vitin 1999 erdhi pas gjakderdhjes në rajon dhe për të ndaluar këtë gjakderdhje. Nuk do të thotë se nuk janë bërë gabime, janë bërë sepse janë vrarë e plagosur edhe civilë të pafajshëm”, ka thënë ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE