Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett tregon kërkesën e parë që ka për Qeverinë e re të Kosovës

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Qeveria e re e ka për detyre të parë të jetë më e ndërgjegjshme për shpërndarjen e informatave, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka thënë ai në një konferencë të organizuar nga NDI’ja, ku ka folur rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave.

Kosnett ka kërkuar që Qeveria të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informatave.

“Qeveria ka rol në luftimin e dezinformatave. Liria e shprehjes është thelbësore për çdo demokraci. Detyra e parë e Qeverisë është që të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarje e informatave të sakta”, ka thënë ai.

Kosnett prej atje ka pasur një kerkesë edhe për gazetarët, për të cilët ka thënë se duhet të jepin informata të sakta./gazetametro.net

“Gazetarë përdorni forcën tuaj, na jepni informata të sakta, edhe qytetaret mund të kontribuojnë në këtë asket. Qytetarët të përzgjedhin mediat që informojnë saktë dhe jo ato që dezinformojnë”, tha ai.

  • ETIKETIMET
  • 2
SHPËRNDAJE