Ambasadori gjerman: Besoj se kancelarja Merkel ishte e qartë rreth korrigjimit të kufijve

“Dialogu nuk është i vdekur, vetëm se për momentin nuk po ndodh”. Kështu ka thënë ambasadori gjerman në Serbi Thomas Schieb për Radiotelevizionin e Vojovodinës.

Sipas fjalëve të tij, ideja e qëllimi nuk kanë qenë që të zëvendësohet roli i Bashkimit Evropian dhe të ndryshojë formati, por që t’i jepet mbështetje formatit aktual në të cilin po zhvillohen bisedimet.

“Qëllimi kryesor është që dialogu të rifillojë dhe në të nuk duan të kenë fitues e të humbur, si edhe se Kosova duhet ta heqë taksën në mallin serb”.

Në pyetjen rreth korrigjimit të kufijve apo këmbimit të territoreve, ai ka thënë se kancelaria gjermane Angela Merkel ka qenë e qartë, se Gjermania ka rezerva të caktuara për këtë dhe se nuk mendon se kjo është ide e mirë, transmeton “Danas”.

Duke përkujtuar se Gjermania e ka njohur Kosovën, ai ka thënë se qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, por se Gjermania nuk parashikon paraprakisht se cili do të jetë përfundimi i dialogut.

“Rezultati duhet të jetë marrëveshja gjithpërfshirëse e obligueshme ligjërisht, e cila i kontribuon stailitetit të rajonit”, ka thënë Schieb.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE