Ambasadori gjerman për protestën e studentëve serbë – e tepruar dhe e shëmtuar

Ai ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë nuk mund të krahasohet me pësimet e serbëve dhe popujve tjerë të Ballkanit gjatë okupimit nazist në Luftën e Dytë Botërore

Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt ka regaura ndaj përformancës së studentëve serbë në veri të Mitrovivës, me titull “Kosovoswitz”, që aludon në kampin nazist të përqëndrimit Auschwitz.

Ai ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë nuk mund të krahasohet me pësimet e serbëve dhe popujve tjerë të Ballkanit gjatë okupimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.

“Kjo paralele, duke pasur parasysh vuajtjet, sidomos të serbëve dhe të tjerëve në regjion gjatë Holokaustit të zbatuar në Ballkan nën okupimin e Gjermanisë naziste, nuk është vetëm plotësisht i tepruar, por edhe i shëntuar”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Studentët serbë në veri sipas medieve serbe kanë mbajtur një performans me titull “Kosovosëitz”, me një logor të improvizuar dhe tela me xhemba, për të treguar se si, sipas tyre, do të duket jeta e serbëve në Kosovë nëse qëndron taksa në mallin serb./Gazetametro.net

SHPËRNDAJE