Ambasadori gjerman rreshtohet përkrah Kurtit e Osmanit

UNDP, program i Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, ka zhvilluar një sondazh për politikanët kosovarë.

Në raport prin kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%.

Ndërsa, kënaqshmëria ndaj punës së Presidentit ësht 18.7%, pra 2.5% më pak se në nëntor të vitit të kaluar që ishte 21.2%.

Këtë raport e ka publikuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se “duhet të lexohet patjetër, veçanërisht në situatën aktuale”, duke anuar kështu kah Kurti e Osmani.

Postimi i plotë:

“Absolutisht duhet të lexohet, veçanërisht në situatën aktuale. Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, etj flasin vetë. Statistikat flasin.”

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE