Ambasadori i Britanisë së Madhe përgëzon Agim Bahtirin për mandatin e ti qeverisës

KOMUNIKATË

Kryetari Bahtiri ka mirëpritur Ambasadorin e Britanisë së Madhe, O’Connell

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur të enjten në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, të cilin fillimisht e ka falënderuar për vizitën dhe interesimin e tij për Mitrovicën, dhe më pas e ka njoftuar më gjerësisht për gjendjen e përgjithshme në komunë tonë.

Kryetari Bahtiri, i tha ambasadorit O’Connell, se qytetarët e Mitrovicës ju janë mirënjohës qeverisë dhe qytetarëve të Britanisë së Madhe, për ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë dhënë vazhdimisht për Kosovën, e sidomos për stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në Mitrovicë.

Në fjalën e tij ambasadori Ruairi O’Connell, pasi përgëzoj kryetarin Bahtiri edhe për një mandat qeverisës, ai theksoj se do të jetë i gatshëm në çdo kohë që të mbështesë zhvillimet pozitive në emër të Qeverisë së Britanisë së Madhe.

SHPËRNDAJE