Ambasadori italian jep shpresë për Kosovën për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se shpreson që shumë shpejtë të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ai pas Samitit të Zagrebit që u mbajt të mërkurën u ka bërë thirrje vendeve të BE’së që të tregojnë lidership politik për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne shpresojmë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti të bëhet realitet. Në Samitin e Zagrebit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ripërsëriti “vizioni evropian duhet të drejtojë lidership politik në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special i BE’së Miroslav Lajcak”, ka shkruar ambasadori i Italisë në Twitter.