Ambasadori Kosnett merr pjesë në “Paradën e Krenarisë”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett po merr pjesë në “Paradën e Krenarisë”.

Ka filluar për herë të tretë mbajtja e “Paradës së Krenarisë”, raporton lajmi.net.

Në këtë paradë po merr pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Në mbishkrimet që shihen afër ambasadorit shkruan “Krenar për të festuar diversitetin në Kosovë”, raporton lajmi.net.

Përveç ambasadorit Kosnett në “Paradën e Krenarisë”, po merr pjesë edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, etj.

Theksojmë se “Parada e Krenarisë”, këtë vit është me moton “Për kon t’rreh zemra” dhe se në fund të këtij organizimi do të ketë edhe një koncert

Ndërkaq gjatë “Javës së Krenarisë”, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.

SHPËRNDAJE