Ambasadori norvegjez ka një paralajmërim serioz për Kosovën

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshje me Serbinë, për kosovarët do të ketë pasoja të rënda.

Sjaastad ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin dialogun dhe se mosarritja e një marrëveshje me Serbinë, për Kosovën do të ketë pasoja, duke i pamundësuar të jetë pjesë e projekteve të mëdha ndërkombëtare.

“Konkludimi sa i përket dialogut është shumë më rëndësi dhe i jep formën shtetit tuaj. Shumë e shohin 2019 si zgjidhje e mundshme. Instituti RIEDA ka bërë hulumtim duke intervistuar qytetarët dhe hulumtimi është pjesë e RIEDA-s. Nga hulumtimi shumica e qytetarëve e përkrahin dialogun dhe porosia është që njerëzit dëshirojnë ndryshime. Partitë politike janë dakorduar që të jetë njohja e dyanshme po për momentin nuk ka konsensus. Një gjë duhet të di se secili opsion ka një çmim edhe arritja është një kompromis i vështirë dhe mos arritja e marrëveshjes është një humbje e mundësisë që të bëhet kyçja e Kosovës në projektet ndërkombëtare. Kosova duhet të bëjë shumë sa i përket përmirësimit në shëndetësi, arsim, etj”, tha Strand Sjaastad.

Këto deklarata ai i bëri në konferencën “Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE