Ambasadorja Çitaku abuzon me pushtetin: Veç pse është në Amerikë ua prish kosovarëve serialin (Foto)

Ambasadorja Vlora Çitaku duket se është fanse e flaktë e serialit të famshëm Game Of Thrones [GOT] episodi i tretë i serisë finale të së cilit u shfaq mbrëmë në orët e vona.

Ajo i ka bërë një varg postimesh në llogarinë e saj në Facebook duke e himnizuar personazhin e Arya Stark, të parin thjesht duke bërtitur “Ariaaaaaaaaaaaaaaaaaaa” duke zbuluar protagonizmin e kësaj të fundit në një episod që shumica e kosovarëve presin sot që ta shohin, duke u ruajtur nga ‘spoilerat’ si nga dreqi.

Arya Stark, protagonistja e “Betejës së Winterfellit”

Por, çka t’i bëjmë ambasadores?

Më tej, ajo ka bërë edhe një shkrim tjetër, ku bën një krahasim mes Luftës së Madhe të Winterfellit në Game of Thrones dhe luftës së Kosovës, që në një mënyrë krahason serbët me ‘zombi’.

Më tej, ndodhet figura e Aryas dhe fare në fund sërish figura e Aryas. /Periskopi.

SHPËRNDAJE