Ambasadorja e Finlandës Stjernvall u prit nga kryetari i Mitrovicës

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka ppritur ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, zonjën Pia Stjernvall, të cilën e ka njoftuar me situatën e përgjithshme në Komunë.

Pasi e falënderoi për interesimin për Mitrovicën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda dhe populli i saj i kanë dhënë Kosovës dhe Mitrovicës, kryetari Bahtiri i tha zonjës Stjernvall se është i bindur se bashkëpunimi i mirë midis Mitrovicës dhe përfaqësuesve diplomatik të Finlandës në Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje, madje duke u thelluar gjithnjë.

Ambasadorja Stjernvall i tha kryetarit Bahtiri se vazhdimisht ka qenë e interesuar për Mitrovicën, andaj edhe ka ardhur për të parë nga afër se si është gjendja, cilat janë vështirësitë me të cilat ballafaqoheni dhe çfarë është perspektiva për të ardhmen.

Kryetari Bahtiri, i tha zonjës Stjernvall se që nga ardhja e tij në krye të Mitrovicës, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht në kuptimin pozitiv.

“Nga një qytet me plotë probleme politike, të sigurisë, zhvillimore, ndëretnike etj. Mitrovicë sot është një ndër qytetet më ët sigurta në Republikën e Kosovës. Këtë e dëshmojnë edhe faktet: nuk ka më tela gjemborë në asnjë cep të komunës, nuk ka tensione deh probleme ndëretnike, akne rënë në mënyrë drastike të gjitha llojet e krimit. Kjo është arritur vetëm falë para së gjithash bashkëpunimit të kirë e të ngushte të udhëheqjes komunale me qytetarë”, tha ai.

Kryetari Bahtiri i tha në vazhdim zonjës Stjernvall se ka përfunduar rivitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër dhe se kërkon nga BE-ja që të marrë masa për përurimin sa më të shpejtë të projektit, në mënyrë që të mos lejohen ndërhyrjet dhe prolongimet e pa arsyeshme nga forca që nuk ia duan të mirën Mitrovicës, pasi që vërtetë nuk ka kurrfarë kërcënimi të sigurisë tashmë të qëndrueshme.

“Në Mitrovicë kemi ndërtuar shumë infrastrukturën, kemi realizuar projekte shumë të rëndësishme dhe të dobishme për qytetarë, siç është liqeni artificial, ndërsa që në realizimi e sipër janë edhe projektet tjera akoma më atraktive për qytetarë, siç janë pishinat olimpike, parku botanik, keji i lumit, hotelet e kategorisë parë, terrenet e ndryshme sportive përskaj Ibrit etj. Ka përmirësime të dukshme në arsim, shëndetësi, kulturë. Mitrovica po bëhet gjithnjë e më e bukur dhe këtë e tregojnë edhe vizitat e shumta të qytetarëve nga tërë vendi dhe jashtë”, tha kryetari Bahtiri.

Ambasadorja Stjernvall dhe kryetari Bahtiri, folën edhe për mundësitë e realizimit të projekteve të ndryshme në Komunë, për të cilat ishte e i interesuar zonja ambasadore. Që të dy u dakorduan se ka mundësi që në këtë drejtim të bashkëpunohet më shumë dhe të realizohen projekte me interes për qytetarë në fusha të ndryshme e veçanërisht në arsim.

SHPËRNDAJE