Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Do ta sulmojmë Korenë Veriore nëse teston raketa apo nëse na sulmon

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka thënë se SHBA-ja mund të sulmojë Korenë Veriore nëse kjo e fundit e sulmon ndonjë bazë të ushtrisë amerikane apo teston raketa balistike interkontinentale.

Në disa intervista televizive, Haley e ka lavdëruar përfshirjen e Kinës për t’i bërë presion Koresë Veriore që të mos testojë më raketa dhe e kritikoi liderin e Pyongyang, Kim Jong-un, duke e quajtur paranojak dhe të paqëndrueshëm, transmeton Express.

“Nëse e shohim që ai e sulmon një bazë ushtarake, nëse e shohim që teston raketa balistike interkontinentale, atëherë natyrisht që do ta sulmojmë,” ka thënë Haley për NBC.

Ajo insistoi se SHBA-ja nuk po kërkon luftë dhe se do ta sulmojë Veriun vetëm nëse ai i jep shkas për ta bërë një gjë të tillë.