Amerika përsëritë qëndrimin për heqjen e taksës

John Erat drejtor i Çështjeve Evropiane e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe William Brad Berkley, Drejtor i Çështjeve Evropiane në Këshill, gjatë një takimi e ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq përsëriti nevojën për heqjen urgjente të taksës së vendosur nga Kosova.

Nga ana e Shteteve të Bashkuara është shprehur “një mbështetje e fortë që sa më shpejt që të jetë e mundur të vazhdohet me dialogun në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje reciproke të pranueshme dhe të përhershme që

do të çojë në stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e mëtejshëm të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë në një deklaratë.

SHPËRNDAJE