Amir Rrahmani del pozitiv në testin për koronavirus

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është infektuar me koronavirus.


Klubi italian Napoli para pak minutash ka lajmësuar se Rrahmani – që ishte në grumbullim me Kosovën në tri ndeshjet e fundit – ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Në ndeshjen me Moldavinë, Rrahmani pësoi një lëndim dhe u zëvendësua në pjesën e parë.

Derisa bashkëlojtari i tij, dhe golashënuesi i vetëm i ndeshjes, Lirim Kastrati – pas ndeshjes kishte deklaruar se kishte luajtur “me temperaturë”.

Napoli ka njoftuar se Rrahmani nuk ka pasur kontakt me lojtarët e tjerë të klubit.