Analisti Ahmeti: Gjykatën Speciale e solli PDK’ja, e krijoi PDK’ja, dhe do të përfundojë në PDK

Analisti Arben Ahmeti ka reaguar pas fjalimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një debati për Gjykatën Speciale, ku sipas tij bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i tregohet opinioni i qytetarëve të Kosovës se Gjykata është e padrejtë, meqë do t’i gjykojë vetëm shqiptarët, e jo serbët, shkruan Periskopi.

Në një publikim në Facebook, Ahmeti shkruan se Gjykatën Speciale e solli PDK’ja, e krijoi PDK’ja dhe do të përfundojë në PDK, transmeton Periskopi.

Sipas tij Thaçi është munduar t’i bindë ndërkombëtarët se vetëm ai mund të përballet me Gjykatën Speciale. Sipas tij kjo është bërë me shpresën së Thaçi nuk do të jetë në mesin e të akuzuarve.

Lexoni të plotë shkrimin e Ahmetit në rrjetin social Facebook:

Jam autor i 24 artikujve per Gjykaten Speciale, perfshire artikullin e pare kur eshte folur per te. Ne secilin artikull pos informacioneve jam munduar qe te ve ne pah qe gjykata eshte raciste dhe se ndjek krimet e supozuara vetem nga shqiptaret.

Secilin artikull, debat dhe paraqitje televizive ku kemi folur keshtu, Thaci dhe ekipi i tij e kane perdorur para nderkombetareve si aryestim se kane presion publik nga njerezit qe nuk e duan ballafaqimin me te kaluaren.

Jane munduar t’i bindin nderkombetaret se vetem Thaci mund ta beje kete ballafaqim. Kane shpresuar se ne kembim, specialja do ta le te qete shkelqesine e tij dhe Thaci nuk do te jete ne mesin e te akuzuarve.

Eshte ofenduese me e pa shkaktarin kryesor te krijimit te kesaj Gjykate, duke e kritikuar ate tek pasi ajo eshte funksionalizuar, dhe cuditerisht duke e zbulu se ajo ështe raciste tek tash.

Specialen, PDK e solli, PDK e krijoji dhe ne te PDK do te perfujdoje. Ne te tjeret, vetem mund te shprehim keqardhje per paditurine me te cilen u ballafauan udheheqesit tane gjate gjithe ketij procesi. Edhe po, pasi kemi ndryshu ligjin, kemi shpenzu energji, kohe e pare per te, atehere do te ishte e rruges qe Gjykata te hetoje bash secilen akuze e dyshim ne secilin varg te raportit te Dick Martyt. Imazhi dhe ecja Kosoves nuk varet nga individet. Secili individ qe perfundon atje, i qofte perhajer.