Analisti Armend Muja tregon se kur mund të formohet qeveria e re

Analisti, Armend Muja ka thënë se qeveria mund të formohet në dhjetor, shkruan Periskopi.

Sipas Mujës, koalicioni mes LDK’së dhe VV’së është në dy nivel, në atë teknik dhe në atë të finalizimit.

“Gjërat e vështira e përcaktojnë kahjen, nuk është e pazakontë, nuk mund të konstituohet paralamenti pa certifikimin e rezultateve, por shoh se qeveria mund të formohet me 20-25 dhjetor”, ka thënë ai në Debat Plus.

Muja ka thënë se pakënaqesitë do të fillojnë tash dhe ato do të jenë përshkak të postit të presidentit.

“Pjesa më e vështrië do të filloj tash, kemi me pa paknaqësi brenda LDK’së dhe ajo lidhet me postin e presidentit”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE