Analisti Baraliu: Debati për Prishtinën, një debat mizor

Analisti Bleron Baraliu, ka komentuar debatin e mbrëmshëm për Prishtinën.

Baraliu pati kritika për të gjithë kandidatët që ishin të pranishëm në atë debat, e për ata të partisë ‘Fjala’ dhe ‘Alternativë’ tha se nuk do të duhej të ishin aty fare.

Ai ka thënë se se është shumë i dëshpëruar për 4 vitete e ardhshme.

Ky është statusi i plotë i Baraliut:

Debati (mizor) i Prishtines – pershtypjet e para:

1 – Jeta nuk duhej ne debat te ftonte fare Cakmakun dhe Derin dhe te na humbte kohen. Notat 0/10

Pacolli – paraqitje e dobet, ta jep pershtypjen si nje gurbetcar baushtellar qe i ka ndegju nja dy tri teori, dicka per “te rinjte etj”, dhe po kujton se e ka gjete celesin. Nota = 2.5/10

Abrashi – teknokrat me qasje metodike, se pari shihet qe ka punu per debat. Zero karizme, garon si “underdog” qe lufton per 10% te votave, e jo 40. LDK ka gabushume rende, ani pse Arbani kam pershtypjen ka gjasa te jete kryetar i mire – Nota 4/10

Liraku – debaton si Prishtinali, me kompetence, por definitivisht si ‘ner faj’. Shihet qarte se nuk beson te kete ndonje rol me te madh se sa te sulmoj/demtoj Shpendin – pra nuk beson se ka gjasa per balotazh. Nota 4.5/10

Vllahiu – cinizem i tepert qe ne nderdije votuesin e largon, krijon irritim. Debaton me arrogance (gjoja se ka gjasa me shku ne balotazh, por nje mashtrim qe nuk tejkalon dozen e dyshimit). E ka demtu Shpendin majftueshem, e ka ngrit voten e vet, por njekohesisht ka gozhdu humbjen e vet. Nota 6/10

Shpendi – Ne nje fushe goxha te dobet (shume me te dobet se Prizreni psh), Shpendi ka deshtuar totalisht te kapitalizoje avantazhin. Debaton me konfidence, me kompetence, dhe me informata te bazuara, por njekohesisht me stilin tashme te njohur inatcor/izolues te VVse, duke barrikaduar gjithe votuesit jo-VV kunder tij. As nuk ka dhene pershtypje se do te ishte me i miri kryetar, as se e meriton te votohet perseri. Nota 4/10

Pra performance e dobet, nje fushe me garues te dobet per Prishtine, pa asnje vizion freskues a revolucionar. P.sh. askush nuk tha ne Prishtine do te zgjedh problemin e trafikut permes sistemit me trena, apo nje sistem te bicikletave. Poashtu, mungon totalisht vizioni per nje Prishtine teknologjike perparimtare, kur mesatarja e shkathtesive kumpjuterike dhe sherbyese ne ekonomine moderne ia kalon Tiranes, Shkupit, e Beogradit.

Total i deshperuar per 4 vitet e ardhshme. Sidomos kur parashikoj se me kete ritem Shpendi do te shkoj dhe humbas ne balotazh, dhe ne mund te ndeshemi me 4 vite te reja pa levizje. Pastaj, humbja e VV ne Prishtine do te sillte vale shokuese ne krejt politiken e KS…

/

SHPËRNDAJE