Analisti Gashi: Demaçi ishte kundër sistemit jugosllav, Ibrahim Rugova ishte me sistemin jugosllav

Analisti Shkëlzen Gashi, ka folur për dy figurat e njohura shqiptare Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin.

Gashi ka thënë se ajo çka dallon Demaçin nga Rugova ishte sjellja e tyre ndaj sistemit të asaj kohe jugosllave.

Ai ka thënë se Demaçi ishte kundër sistemit jugosllav, ndërkaq Rugova ishte me sistemin jugosllav.

“Ajo që i dallon se Adem Demaçi ka qenë hapur kundër sistemit jugosllav, kurse Ibrahim Rugova ka qenë formalisht me sistemin”, tha Gashi në Rubikon, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshe Gashi tha se dallimet e Rugovës dhe Demaçit kanë filluar qysh nga vitet 1990.