Analisti i njohur flet për paralajmërimin e LDK dhe PDK për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar paralajmërimin për mos njohje të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e LDK për Prishtinën dhe PDK për Prizrenin si dhe shqyrtimin e mundësisë për ta dërguar këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese.

Sipas tij nuk ka asgjë të keqe nëse kërkohet rinumërim të votave në këto dy komuna, raporton Gazeta Blic.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ai më tej ka thënë se gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese janë larg më të paaftë profesionalisht se ata të Gjykatës Supreme.

Spahiu ka thënë se shpreson që Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesën e LDK e PDK për rinumërim.

“Nuk ka asgjë të keqe të rinumërohen votat nëse nuk ka ndonjë tendencë me ba ndonjë hile gjatë rinumërimit.
Kisha frikë se do të ketë telashe gjatë numërimit të votave me kusht e atyre me postë, por shyqyr Zotit, nuk pati.
Po shpresoj se nuk do të ketë as gjatë rinumërimit të votave nëse Gjykata Kushtetuese jep ndonjë vendim të tillë.
Absurdi është se gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese janë larg më të paaftë profesionalisht se ata të Gjykatës Supreme”, ka thënë ai.

Përderisa ka folur për dy komunat e mëdha, Prishtinen e Prizrenin, Spahiu ka thënë se janë të arsyeshme reagimet e të dyja partive për shkak se me i humbë këto dy komuna për disa dhjetëra vota është fatkeqesi e madhe.

Ai më tej ka thënë se i kupton plotësisht Arban Abrashin e LDK e Shaqir Totajn e PDK për shkak se ai dikur ka qenë në këtë pozitë të tyre.

“Prishtina e Prizreni janë kafshata të mëdha e me i humbë ato vetëm për disa dhjetëra vota është fatkeqësi e madhe. Është vështirë të pajtohesh me këtë fat. Kam qenë vet në lëkurën e Arban Abrashit e Shaqir Totajt. Plus për mua ka qenë e sigurt edhe atëherë edhe tash se ma kanë përmbysë rezultatin me vjedhje votash, kurse Arbani e Shaqa veç po shpresojnë se është bërë ndonjë ngatërresë gjatë numërimit”, ka deklaruar Spahiu, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prizren dhe në Prishtinë.

Pas numërimit të votave me kusht dhe të atyre me postë, ku kandidatët e VV-së me një diferencë të vogël arritën që të fitojnë Prishtinën dhe Prizrenin, kanë reaguar PDK e LDK.

Të dyja partitë kanë paralajmëruar mosnjohje të rezultatit, duke paralajmëruar edhe shqyrtimin e mundësisë për ta dërguar këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese.

Ndërsa ka qenë Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila ishte ankuar në Gjykatën Supreme, dhe kjo gjykate kishte rrëzuar vendimin e PZAP-së, duke kërkuar vetëm numërimin e votave me kusht, pas pasur fare nevojë që të shkohet në rinumërimin e tërësishëm të votave./GazetaBlic.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE