Analisti i T7 e quan spekulant Dastid Pallaskën

Analisti i T7, Rron Gjinovci e ka quajtur spekulant avokatin Dastid Pallaska, pas paraqitjes së këtij të fundit në një debat sonte.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ndër tjera e ka quajtur edhe shpifës.

“Ni avokat qe shpif Dastid Pallaska, po thot qe kryeministri ka thon qe zyra ligjore e ka shkru opinionin. Kryeministri ka thon qe ZYRA E KRYEMINISTRIT e ka shkru opinionin. #spekulant”, ka shkruar Gjinovci.

Ky reagim ka ardhur pas publikimit të marrëveshjes sekrete të presidentit Thaçi me NATO-më në vitin 2013.