Analisti Maliqi: Haradinaj po sillet si kauboj për taksën, jemi në situatë konfrontimi me ShBA-të

Analisti Agon Maliqi, ka bërë një postim në rrjetin e tij në Facebook në lidhje me ngulmimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mbajtur taksën 100% pavarësisht kërcënimeve dhe presionit të shtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Maliqi e quan ‘të pakuptueshëm” vendimin e Haradinajt për mos-heqjen e taksës kur, siç konsideron ai, tashmë është dhënë efekti i saj dhe kërcënimi i Kosovës do të merrej seriozisht.

Por, ani pse e vlerësoi si ‘të pakuptueshëm’ vendimin e Haradinajt, Maliqi del përtej këtij cilësimi duke e kuptimësuar përmes fjalëve se ai është i ndikuar nga ndonjë inat apo interes personal.

Maliqi, përkundër që demarkacioni u zhvlerësuar si kushti i vetëm i mbetur, vazhdon ta konsiderojë mos-ratifikimin e mëhershëm të tij si shkaktues të izolimit të vendit.

Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:

“Taksa ishte e domosdoshme dhe e dha efektin e vet. Ndersa edhe me pezullim te perkohshem dhe te afatizuar do te vazhdonte me e pase kete efekt sepse kercenimi tash merret seriozisht. Eshte komplet e pakuptueshme pse Ramush Haradinaj nuk po e konsideron kete tashme si fitore dhe s’po ecen perpara, por po na vendose ne situate konfrontimi me SHBA-te dhe po minon gjithcka, perfshi suksesin me ushtrine. Po na thote edhe Amerika – kthejeni taksen nese s’ka marreveshje!

Dreqi e marte, cfaredo marreveshje qe te arrihet duhet me u votu me 2/3 ne Kuvend ose me kalu me referendum – pra duhet me pase pelqim popullor. Keshtu qe s’po kuptoj pse Haradinaj po sillet keshtu si kauboj e po mendon se i takon atij me na mbrojte prej vendimit qe ka me e marre nje shumice ku edhe ai vete e ka peshen dhe zanin e vet. Ketu sinqerisht nuk po shoh shpjegim tjeter pervec ndonje inatit ose interesit personal. E pame se ku na coi kjo qasje me demarkacion – vec humbem kohe kot per me mberri te i njejti rezultat dhe nderkohe ia vulosem vetes izolimin.”

SHPËRNDAJE