Analisti Nexhmedin Spahiu propozon qeverinë e ardhshme: Këta janë emrat e ministrave

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka propozuar emrat që do ta përfaqësojnë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku parashihet që zgjedhjet do t’i fitoj LVV, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Duke pasur parasysh se Albin Kurtit po i mohohet mundësia të kandidoj për deputet për shkak të një denimi në shtator të vitit 2018 dhe deklarimeve se atij ka gjasa që t’i mohohet edhe e drejta për t’u bërë kryeministër deri t’i bën 3 vite nga dënimi, Spahiu ka dalë me një propozim interesant, shkruan Veriu.info

Ai ka zgjedhur emrat të cilët do ta përbënin kabinetin qeverisës të udhëhequr nga Arben Vitia deri në shtatorin e vitit 2021.

Ky është postimi i tij:

Qeveria Arben Vitia (deri në shtator 2021)
Zv/kryeministër – Glauk Konjufca
Zv/kryeministër – Selim Selimi

  1. Ministre e Jashtme – Donika Gervalla
  2. Ministër i Brendshëm – Xhelal Sveçla
  3. Ministër i Mbrojtjes – Rrustem Berisha
  4. Ministër i pushtetit lokal – Besnik Tahiri
  5. Ministër i Kulturës – Halil Matoshi
  6. Ministër i Financave – Besnik Bislimi
  7. Ministre e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
  8. Ministër i Arsimit – Jahja Kokaj
  9. Ministër i Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit – Liburn Aliu
  10. Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Bujqësisë dhe zhvillimit – Rozeta Hajdari
  11. Ministre e Shëndetësisë – Emilija Redžepi
  12. Minister për kthim e komunitete – Goran Rakić