Analisti politik kërkon të merren masa ndaj Edi Ramës pas skandalit me hartën

Me një postim të bërë gjatë ditës së sotme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku përmes një harte Kosova u shfaqte si pjesë e territorit të Serbisë ka ngjallur reagime të shumta nga shumë zyrtarë.

Analisti politik, Dardan Velija, në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se raportet mes Kosovës e Shqipërisë mund të përmirësohen më shumë me ardhjen e Qeverisë së re.

Velija tha se nëse Tirana vazhdon të ketë veprime të tilla atëherë do të ketë reagime edhe më të fuqishme nga Kosova.

Ai tha se raste të tilla, ku Kosova prezantohet si pjesë e Serbisë kanë ndodhur edhe më herët edhe nga mediet e Shqipërisë.

 “Pritjet për përmirësimin e raporteve e sidomos tani me Qeverinë e Re kanë me qenë të mëdha, pritjet nga Tirana për një Kosovë tani janë shumë më të qarta se sa që kanë qenë përpara, por jo pritjet që Tirana të përfshihet si përfaqësuese e Kosovës e sidomos në raportet Ballkanike, por si shtet i Kosovës në qoftë se Tirana akomodohet në situatën e re natyrisht që do të ketë reagime shumë më të fuqishme në Kosovë siç u panë sot me gafën e çuditshme që bëri kryeministri i Shqipërisë ku u paraqit një hartë që ndodh shpesh edhe nga mediet në Shqipëri ku Kosova paraqitet territor i një shteti tjetër”, tha ai.

Sipas tij, Rama sot bëri një gafë të madhe me hartën e publikuar, por nëse po të njëjtën do ta publikonte muaj më parë nuk do të kishte edhe aq shumë reagime, sipas tij, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri kanë ndryshuar që nga data e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë që u mbajtën më 6 tetor.

“Ishte një gafë e çuditshme që nuk do ishte mirë me bë nuk guxon mos me u vërejte një problem i tillë sepse është problem serioz, besoj se para disa muajsh ky gafë nuk do kishte shkaktu shumë më pak reagim se sa që bëri sot sepse rrethanat kanë ndryshu pas rezultateve të zgjedhjeve, Kosova do të sjellët më dinjitetetshëm në gjitha raportet e përfshirë edhe Shqipërinë”, tha Velija.

Sido që te jenë raportet Kosovë-Shqipëri, Velija shprehet pesimist se mund të ketë një vendim ku Kosova ta shpall person non grata, Ramën, apo person të padëshiruar.

“Jo nuk besoj se një situatë e tillë mund të ndodhë”, shtoi Velija.

SHPËRNDAJE