Analisti politik pas ofertës të VV-së: LDK e ka rastin të dëshmoj që njëmend e do ndryshimin, e jo egon politike

Analisti politik, Artan Murati, pas ofertës të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës ka thënë se kjo e fundit e ka rastin të dëshmoj që njëmend e do ndryshimin, e jo egon politike, shkruan gazeta online veriu.info.

Murati ka thënë se është momenti i duhur për t’i dhëne udhë kësaj pune: ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera.

Sipas analistit nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, sepse zgjedhjet ishin shumë të mira./Veriu.info

Postimi i plotë:

“Situata mes VV e LDK ka filluar te marre tone qesharake. Pra, eshte momenti i duhur per t’i dhene udhe kesaj pune: ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera.

Veprimi i VV-se me 26 dhjetor me propozimin e Kryeparlamentarit, dhe votimi i LDK-se per ate propozim, ndonese shume pozitiv pasiqe i hapi rruge konstituimit te Kuvendit, ne aspektin politik ka qene hap i gabuar i VV-se. Kjo ka ndikuar ne rritjen e apetiteve te LDK-se, qe edhe ashtu ishin goxha te larta.

Megjithate, cka ka ndodhur nuk mund te cbehet. LDK e ka rastin te deshmoj qe njemend e do ndryshimin, e jo egon politike.

E VV, sa me shume qe do te kaloj kohe ne pushtet, aq me shume do te transformohet e piqet politikisht.

Ne cfaredo rrethane, konsideroj qe ideja per zgjedhje te reja eshte jorelevante dhe krejtesisht e panevojshme. Zgjedhjet ishin te mira.

Rezultati i qarte. Aleancat politike ne Kosove nuk mund te behen me subjekte nga planete tjera. Ka plane B, C e te tjera, nese A-ja nuk funksionon assesi”, ka shkruar Murati.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE