Analisti politik tregon se cilat janë dy problemet e mëdha, në mes të VV’së dhe LDK’së për arritje të marrëveshjes

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se dy problemet e mëdha në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhje Demokratike të Kosovës, janë pozita e Presidentit dhe ekonomia.

Muhaxhiri ka thënë se VV dhe LDK janë nën presion të madh të publikut dhe mediave.

Tutje ai ka zbuluar edhe cilat janë problemet më të mëdha të këtyre dy partive, që pritet edhe të arrijnë koalicion, rapoton Veriu.info

“Mustafa nuk e përmendi ekonominë, tha se janë darkordësuar për shëndetësinë, arsimin. Nga informacionet, përveç çështjes së Presidentit edhe Ekonomia është problem i madh mes LDK’së dhe VV’së për shkak të pozicioneve ideologjike. Kanë probleme në marrëveshje”.

Muhaxhiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se VV nuk dëshiron që tash të flitet për çështjen e Presidentit pasi që synon që të jetë më e fuqishme më 2021.

Ndërkaq Isa Mustafa e ka potencuar disa herë që nuk heq dorë nga pozita e Presidentit dhe se një parti nuk mundet me marr edhe kryeministrin edhe presidentin./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE