Analisti Valon Syla këto dy parti i sheh në garë të ngushtë , të tjerat do të shpartallohen (VIDEO)

Analisti politik, Valon Syla mbrëmë në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova tregoj se garën e vërtetë e sheh mes PDK’së dhe VV’së, ndërsa për partitë e tjera thotë se po shpartallohen raporton Veriu.info

Ai e përjashtoi VV’në nga gara e ngushtë duke thënë se si pikë të dobët i ka zonat rurale që nuk ka elektorat.

“Mendoj që LDK dhe PDK kanë ambicie për të qenë të parët dhe besoj se kanë shanse për të dalë të parët. Por për t’i fituar zgjedhjet vyen trup, lidership, pare dhe resurse për t’i fituar zgjedhjet. Pastaj është edhe programi që nuk e shpalosi asnmjë parti opozitare, përveç AAK’së”.

“Kemi dy parti opozitare të shtrira gjerësisht por nuk kanë program. Nga potenca po e shohim që e kemi një PDK shumë të mobilizuar. Pardje e solli një amerikan, nesër po e sjellka një britanik nga kabineti i Johnsonit dhe po shihet qe s’ka mend të ndalet”.

“Mendoj që LDK dhe PDK kanë ambicie për të qenë të parët dhe besoj se kanë shanse për të dalë të parët. Por për t’i fituar zgjedhjet vyen trup, lidership, pare dhe resurse për t’i fituar zgjedhjet. Pastaj është edhe programi që nuk e shpalosi asnmjë parti opozitare, përveç AAK-së”.

“Kemi dy parti opozitare të shtrira gjerësisht por nuk kanë program. Nga potenca po e shohim që e kemi një PDK shumë të mobilizuar. Pardje e solli një amerikan, nesër po e sjellka një britanik nga kabineti i Johnsonit dhe po shihet qe s’ka mend të ndalet”.

“Mendoj që gara është shumë e ngushtë në mes të dy partive tradicionale, pra PDK-së dhe LDK-së. Këto dy parti do të shtyhen seriozisht mes vete. Nga sondazhet që tregojnë tendencat që i kemi parë deri tash tregohet për një VV që është shumë e fortë në qendra urbane zakonisht në Prishtinë, Pejë dhe Prizren, por e ka një pikë të dobët, e cila nga dalja e qyteteve kryesore të Ksovoës si të hymë në zona rurale në rrafshin e Dukagjinit, pra nga fshati i parë i Pejës e deri te fshati i parë i Prizrenit pothuajse humb në të gjitha mostrat”.

“Është një parti që është e fokusuar si një ofertë apo bankë e mllefit që nuk mjafton për t’i fituar zgjedhjet sepse nuk ka arritur të tregojë se cila është akuza e saj dhe besoj se këtu e ka pikë të dobët Vetëvendosja”.

“Një pjesë e madhe e Kosovës është rurale dhe një pjesë e kanë lëshuar vendin që sipas çdo sondazhi personat që e kanë lëshuar Kosovës dhe që nuk janë të paktë i takojnë VV-së”.

“Po garën e shoh shumë të ngushtë mes dy partive dhe kjo do të jetë në mes të 7 mijë deri në 15 mijë votave që i bie deri në 2.5 për qind, e cila është vështirë të matet në këtë kohë nga sondazhet”.

Syla në Analiza Zgjedhore tha se partitë tretësore që dalin nga zgjedhjet e 6 tetorit do të shpartallohen në mungesë të kauzës dhe resurseve.

“Jemi në një kohë kur është e politizuar shoqëria aq shumë sa që po shihet një ndarje e prerë sikur me thikë në këtë situatë mendoj që partitë tretësore që nuk kanë kauza dhe resurse të mjaftueshme mund të shpartallohen”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE