Ancelotti: Liga e Kampionëve si asnjëherë më parë, kjo është arsyeja

Carlo Ancelotti beson se Liga e Kampionëve do të jetë më interesante se asnjëherë më parë me klubet si: Chelsea, Juventus, Bayern, Manchester United, Barcelona, Real Madrid dhe Paris Saint Germain, transmeton IndeksOnline.

Bosi i klubit gjerman ka fituar trofe në pesë ligat kryesore europiane, si dhe Ligën e Kampionëve me Realin dhe Milanin.

“Ëndrra ime është ta fitoj Ligën e Kampionëve për herë të katërt. Turneu do të jetë më i ashpër se asnjëherë më parë. Arsyeja do të jetë rikthimi i klubeve të mëdha angelze si Chelsea dhe United”, ka thënë Carlo.

Italiani gjithashtu foli edhe për ish-skuadrën e tij dhe bashkëkombasin e tij Antonio Conten.

“Conte duhet të bëj ndonjë ndryshim, pasi ai e fitoi PremierLigën duke përdorur të njëjtat skema të lojës. Në Ligën e Kampionëve ai duhet të bëjë disa ndryshime”, përfundoi Ancelotti.

SHPËRNDAJE