Ancelotti pas debutimit në Serie A: Ky sulmues më kujton Shevchenkon e madh!

Carlo Ancelotti u rikthye me fitore në Serie A.

“Pas humbjes që pësuam me Werder Bremenin në miqësoren e fundit kishim pak tension dhe kjo u pa në gjysmën e pjesës së parë. Por pas disavantazhit, skuadra u shkri nga emocionet negative dhe nisi të luajë siç di të bëjë”, deklaroi Ancelotti.

“Ishte një përmbysje e madhe që tregon cilësinë e këtij grupi dhe jam i sigurt se shpejt do të bëjmë edhe më mirë. I kënaqur nga sulmi? Po, madje mund të them se Milik më kujton Shevchenkon. Do të shënojë shumë sivjet për ne”, shtoi ai.

Napoli i tij mposhti Lazion me përmbysje 2-1.

SHPËRNDAJE