Ancelotti tregon se edhe për sa vite do të jetë pjesë e Evertonit

Menaxheri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka në plan të zgjasë qëndrimin e tij në “Goodison Park”, pasi sheh një të ardhme të mirë me klubin.

Italiani ka firmosur kontratë me klubin e Premierligës deri në verën e vitit 2024, por 60-vjeçari ka ambicie që ajo magji të jetë më e gjatë, shkruan Reporteri.net.

Fituesi i trefishtë i Ligës së Kampionëve ka pasur një ndikim të menjëhershëm në Everton, ku në 8 ndeshje sa ka zhvilluar me klubin, ka grumbulluar 17 pikë.

“Kam nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare dhe do të doja të përfundoja kontratën time”, tha ai për evertonfc.com.

“Dhe pas kësaj, nëse ka një mundësi për të vazhduar, unë do të doja të qëndroja më shumë. Ambicia dhe ideja është të qëndrojmë më gjatë.

“Klubi ka ambicie të mëdha për të qenë konkurrues në Premierligë dhe në Evropë. Ne po punojmë për këtë.

“Baza e skuadrës është shumë e mirë. Kemi disa lojtarë të rinj që rriten. Mendoj se do të përmirësohemi”, tha Ancelotti.

SHPËRNDAJE