Andy Robertson: Ja çfarë duhet të bëjë Liverpooli që të ruajë titullin e Premierligës

Liverpool duhet të rimarrë formën e tyre të pamëshirshme të sezonit të kaluar dhe të fitojë më shumë pikë jashtë stadiumit të tyre – nëse dëshirojnë të ruajnë titullin e Premier League, thotë Andy Robertson.

Liverpool ka fituar vetëm një duel nga shtatë ndeshjet e fundit jashtë “Anfield”, me skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës siWest Brom, Fulham, Brighton – dhe së fundmi Newcastle.

“Asnjë mosrespektim ndaj klubeve – por sezonin e kaluar ne do t’i kishim fituar ato ndeshje para dy ose tre viteve” tha Robertson përpara duelit me Southamptonin.

“Dhe nëse shtoni dy pikë në secilën nga ato ndeshje, tabela e kampionatit do dukej shumë ndryshe, por ju e dini, ky sezon do të jetë unik. Unë mendoj se ka shtatë ose tetë skuadra që do luftojnë deri në fund”, përfundoi ai.