Anëtarësimi në Interpol, vjen një lajm i mirë për Kosovën

Veton Elshani, kryesues i grupit punues për anëtarësim në Interpol në Ministrinë e Punëve të Brendshme beson se deri në nëntor, kur do të mbahet konferenca në Dubai, Kosova do ta ketë marrëveshjen me Europol.

“Benefiti nga anëtarësimi është dhe i rajonit dhe Interpolit vet si organizatë. Ne kemi kërkuar vitin e kaluar shtyrjen e votimit dhe jemi vendos në agjendë. Po mundohemi ta dërgojmë mesazhin se nga anëtarësimi jonë në Interpol ka interes dhe Serbia. Ne besojmë që të gjithë do te kemi benefit nga kjo dhe shtetet e rajonit”, tha Elshani.

Sipas tij pa ardhur Interpoli nëpër kufij, kufijtë nuk janë të siguruar mirë.

“Mangësi që s’mund ta fshehu ka qene mos koordinimi mes institucioneve, për anëtarësim në Interpol. Tash ky koordinim ekziston dhe shpresoj dhe besoj që këtë vit i kemi shansat reale, që të bëhemi pjesë e Interpolit”, tha Elshani.

SHPËRNDAJE