Anëtari i Bordit qe deshi të bëhej veteran!?

Shqiprim Pula, anëtar i bordit të ARKEP-it (Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare) iu është refuzuar kërkesa për të përfituar statusin e veteranit të UÇK-së.

Tribuna Channel nga burime brenda këtij komisioni kanë thënë se Pula është munduar të përfitojë këtë status jashtëligjshëm, ani pse ai nuk ka qenë farë atë kohë në luftë.

“Shqiprim Pula është munduar të përfitojë këtë status, ani pse ai është pjesë e një institucioni siç është ARrKEP-i”, ka thënë ky burim i njohur për redaksinë

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Tribuna Channel, Pulës iu është refuzuar ky status.


Emri i Shqipërim Pulës në listën e të refuzuarve

Tribuna Channel ka kontaktuar Shqiprim Pulën por ai nuk ka dhënë detaje se përse emri i tij është në listën e të refuzuarve.

“Nuk jam në dijeni për çfarë po flisni”, ka qenë përgjigjja e tij për televizionin.

Kohë të fundit, Prokuroria e Shtetit ka avancuar me hetimet për t’i zbuluar veteranët mashtrues të UÇK’së. Burime bëjnë të ditur se Prokuroria ka marrë të gjitha dosjet e veteranëve dhe denoncimet publike nga Komisioni i Veteranëve.

Megjithëkëtë, rezultatet e para pritet të dalin shpejt. Gjetjet kryesore të hetimeve çojnë në zbulimin se ish-udhëheqësit kryesorë qëndrojnë prapa falsifikimit të listave.
Nga Prokuroria inkurajojnë që kushdo të qa informata rreth kësaj çështjeje të lajmërohen në këtë institucion

SHPËRNDAJE