Anëtari i kryesisë së LDK-së: Me Kurtin takohemi vetëm për nënshkrim të marrëveshjes, Konjufca të heq dorë

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dhënë ultimatum deri në ditën e diel Lëvizjes Vetëvendosje, që të pranojë ose refuzojë kërkesën e LDK-së, ku sipas ofertës, kryeparlamentari i Kosovës i takon LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit.

Për një takim të mundshëm LDK-LVV, sot e konfrumuan edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një konfrimim të njejtë, me qëndrim të njejtë, e konfirmoi edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa.

Ai tha se kjo parti nuk heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit.

“Oferta jonë është oferta e fundit, ofertë serioze konform krejt vendimeve të partisë dhe besoj që është në dorën e VV-së që të refklektojë dhe ta realizoj marrëveshjen”.

Sipas Sfarçës, takimi i ardhshëm me VV-në do të bëhet vetëm për të nënshkruar marrëveshjen dhe jo për arsye të tjera.

“Qeverisja nënkupton edhe me përgjegjësi të balancuara, nëse ka takim do të bëhet vetëm për nënshkrimin e marrëveshjeve, nuk ka nevoj të diskutohen gjëra që tashmë janë diskutuar”, tha Sfarqa për Blic.

SHPËRNDAJE