Anëtari i shoqërisë civile aderon në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur anëtarsimin në partinë e tij, të anëtarit të shoqërisë civile, Jeton Zulfajt.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti ka thënë se “kuadro të reja profesioniste që po na bashkohen sikurse Jetoni, do ta mprehim kritikën tonë dhe do të shtyjmë përpara programin tonë qeverisës. Njohuritë, përvoja dhe zelli i tij janë vlerë e shtuar për organizatën tonë dhe vendin tonë”.

Së bashku me Arbër Zaimin nga kryesia e VETËVENDOSJE!-s, mirëpritëm anëtarësimin në Lëvizje të Jeton Zulfajt.Jetoni mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Unviersiteti i Lund-it në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.Jeton Zulfaj është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë që nga viti 2003.

Nga 2007 deri në 2011 ka qenë themelues dhe drejtues i organizatës “Çelnaja”, për promovimin e agjendës për integrim në BE. Ka punuar me Lëvizjen FOL nga viti 2016 për të përmirësuar politikat publike me theks të veçatë në fushën kundër korrupsionit në prokurimin publik dhe në përmirësimin e performancës dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është njohës i politikave publike të BE-së dhe Kosovës dhe është autor i disa shkrimeve dhe raporteve të botuara nga organizata dhe medie të ndryshme.

Me kuadro të reja profesioniste që po na bashkohen sikurse Jetoni, do ta mprehim kritikën tonë dhe do të shtyjmë përpara programin tonë qeverisës. Njohuritë, përvoja dhe zelli i tij janë vlerë e shtuar për organizatën tonë dhe vendin tonë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE