Anëtari i VV-së akuzon Ismailin: I more 3 milionë euro nga Posta dhe u bëre deputet

Përplasjet brenda anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vazhduar edhe sot, kësaj radhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili dhe ish-kandidati i kësaj parti për komunën e Fushë Kosovës, Avni Zogiani janë përplasur në Facebook.

Zogiani, ka përdorur ironi ndaj Fisnik Ismailit, duke thënë se “qenka prek ne seder edhe Fisi a?’, koment ky që zgjoi edhe reagimin e këtij të fundit. Madje, Zogiani e ka akuzuar bashkëpartiakun e tij se për t’u bërë deputet, i shfrytëzoi 3 milionët e Postës së Kosovës.

I menjëhershëm ka qenë Fisnik Ismaili i cili ia ka kujtuar Zogianit se ai nuk arriti të zërë ulëse në Kuvend, ani pse Vetëvendosja, siç u shpreh ai, e priti atë me tepih të kuq. “Mos më fol mue për sedër, Avni. Ma, së paku ti”, ishte replika e tij.(Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Deputeti i VV-së duket se është shumë afër dorëheqjes nga VV-ja. Ai së fundmi ka pranuar se në partinë e tij janë munduar që humbjet t’i paraqesin fitore.

“Vetë plot herë kam “spin” statusa në favor të Lëvizjes, edhe kur e dijsha që kemi gabue, e problemin e kisha kur brenda e ngritsha si çështje, por kurrkush nuk e pranojke se Lëvizja gabon. Bile edhe u kritikojsha për këtë”, ka shkruar ai në Facebook.

SHPËRNDAJE