Anëtari i VV-së: PDK, AAK, NISMA dhe AKR do të kishin bërë festë nëse do i kishim ftuar për koalicion!

Anëtari i VV-së në Shqipëri Arbër Zaimi ka folur mbi koalicionin LVV-LDK.

Zaimi me anë të një shkrimi në Facebook thekson se PDK, AAK, NISMA dhe AKR do të kishin bërë festë nëse do të kishin patur një ftesë për kaolicion nga LVV-ja.

Ai tutje ironizon me LDK-në ku thotë se kjo e fundit është betuar për koalicon me VV-në por ka dashur të përfitojë nga kjo parti shkruan Zaimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Më ka bërë përshtypje pseudoargumenti se partitë në Kosovë kanë problem të bëjnë koalicion me LVV-në se i paskemi fyer në të kaluarën. E vërteta është se PDK, AAK, NISMA dhe AKR do kishin bërë festë po t’i kishim ftuar në koalicion para ose pas zgjedhjeve, dhe për këtë i kanë dhënë të gjjtha shenjat publikisht dhe jopublikisht.

Këta dhe analistët e tyre sillen e flasin si dhelpra te fabula me rrushin, e cila kërceu lart e u hodh disa herë ta kapte, por kur e kuptoi se nuk e arrinte dot tha: “Është rrush i papjekur”.

Sa i takon LDK-së, ajo është betuar para e pas zgjedhjeve se vetëm me LVV-në do bëjë koalicion. Qartazi nuk paska patur problem fyerjesh. Kësaj të fundit ia kemi ulur degën e hardhisë që ta kapi pa kërcyer, por po duket për momentin se më shumë sesa ta arrijë me dorë ka dashur ta shkel me këmbë.

SHPËRNDAJE