Anëtari i VV-së: PZAP nuk mund të certifikojë kandidatë, çështja nuk mbyllet këtu!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është pajtuar me vendimin e KQZ-së për mos certifikim të kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të katër komunave veriore të vendit, andaj edhe e ka anuluar.

E anëtari i Komisionit nga VV në KQZ, Adnan Rrustemi thotë se kryesuesja e KQZ-së e miratoi Listen Serbe për zgjedhjet lokale pa votim dhe në shkelje të të gjitha ligjeve, praktikave dhe çdo parimi demokratik

“U ndalua votimi në KQZ. Kryesuesja e KQZ-së e miratoi Listen Serbe për zgjedhjet lokale pa votim dhe në shkelje të të gjitha ligjeve, praktikave dhe çdo parimi demokratik”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “vendimi i PZAP-së për tre kandidatët e Listës Serbe proceduralisht mundet vetëm ta udhëzojë KQZ-në që të rishikojë vendimin, por jo të imponohet ndaj KQZ-së. PZAP nuk mund të certifikojë kandidatë. Kjo çështje nuk mbyllet këtu!”

SHPËRNDAJE