Anëtarja e VV-së: Po largoheni një nga një, për të treguar ‘zullumin’ që po iu bënë Lëvizja

Ish- asamblistja e legjislaturës së kaluar në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga Vetëvendosje, Hatixhe Pupovci, e ka quajtur të dhimbshme largimin që po e bëjnë zyrtarë të kësaj partie.

Kjo situatë sipas saj, është e qëllimshme dhe e planifikuar.

“E dhimbshme. Jo të gjitha përnjëher por një nga një. Për të treguar “zullumin” që po ju bën Lëvizja, ani që ajo ishte që i ngriti deri në deputetë. Vërtetë e dhimbshme’, shkruan ajo në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

Te luftosh per ideal do te thote te “perbish” dicka qe nuk te pelqen. Derisa isha asambleiste ne Komunen e Prishtines ku ta dij se sa here kam dashur te jap doreheqje nga pozita e asamblistes. Pakenaqesite e mia jam munduar t’i zgjidhe ne mesin e asambleisteve edhepse ku me e dijte se sa here kam dashur qe t’i shkruaj leter Albinit apo Dardan Molliqajt por nuk e kam bere. Me te vetmin qeliim, qe te mos bej percarje, qe te mos i bej dem Levizjes. Ka qene vetem IDEALI i Levizjes ai qe me ka mbajtur deri ne fund te mandatit.

Kjo qe po ndodhe me “doreheqesit” per mua eshte e papranueshme sepse qellimi eshte i keq, i atille cfare kurre nuk do ta kisha besuar. Doreheqje te planifikuara, nje ne dite. E dhimbshme. Jo te gjitha pernjeher por nje nga nje. Per te treguar “zullumin” qe po ju ben Levizja ani qe ajo ishte qe i ngriti deri ne deputete. Vertete e dhimbshme.

SHPËRNDAJE