Angela Martini 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Modelja Angela Martini, ka ndarë 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ajo thotë se tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde, dhe se e vetmja gjë për të cilën lutet këto ditë është dashuri, shpresë dhe dritë për vendlindjen e saj, Shqipërinë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏

Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.💪🤝😇

Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
#Dashuri, #Shprese, #Dritë ❤

Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet.

Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë 💪🏻🇦🇱

SHPËRNDAJE