Angela Martini është shtatzënë? Vetëm shikojeni modelen (Foto)

Menduam se gjithçka Angela mund t’i dhuronte jetës së saj për këtë vit ishte një unazë në gisht që konfirmon martesën e saj pas një dasme të çmendur në Los Angeles ku ajo i dha fund beqarisë.

Vetëm disa orë më parë, Angela ka treguar se në fakt ka edhe një surprizë të madhe për fansat e saj. “Fill pas martesës sonë! Çfarë ndodhi tani? Bëhuni gati!” – tregon Angela në një foto që ka postuar në Instagram.

Menjëherë ndjekësit e saj kanë aluduar se surpriza e radhës është një shtatzëni aq shumë e dëshiruar.

Epo, çfarë s’mund të presim nga një personazh aq i çmendur sa Angela. Nëse lajmi i shtatzënisë është i vërtetë, do të ishte më i ëmbli për të mbyllur siç duhet këtë vit! /Blitz./

 

SHPËRNDAJE