Angelina i mahnit të gjithë me prerjen e re: Një model i ri flokësh, një jetë e re! (Foto)

Kur ndahesh ndryshon flokët dhe hap pas hapi, ndryshon jetën. Pas ndarjes famoze nga Brad Pitt, Angelina e re s’është dukur më mirë.

Aktorja e famshme është parë rrugëve me një prerje deri në shpatulla që erdhi fiks në kohë.

Teksa po promovon projektin e saj të fundit, First They Killed My Father, kineastja dhe aktivistja hoqi dorë nga flokët e gjatë karakteristikë ngjyrë gështenje.

Një prerje që si vera bëhet me e mirë me kalimin e kohës. Me temperaturat në rënie, një shall i thurur kashmiri do të jetë aksesori perfekt për këtë gjatësi të papritur.

Jolie nuk kishte harruar buzët me ngjyrën e kuqe të zjarrtë dhe qerpikët e gjatë të mahnitshëm.

Prerja e fundit e Jolie me të cilën është shfaqur në Los Angeles është jashtëzakonisht shumë moderne.

Ndërkohë që shumë personazhe të tjerë zgjedhin që të bëjnë ndryshime gati dramatike, ikona Jolie na tregoi se ndonjëherë mjafton vetëm një shkurtim disa centimetra për t’u ndjerë më e fuqishme!

Burimi: Vogue

SHPËRNDAJE