Anglezët e duan Muriqin: Pas Tottenhamit dhe Man Unitedit, një tjetër klub po e kërkon atë

Gazeta turke, “Haber” ka raportuar se Newcastle United tani po interesohet për transferimin e sulmuesit të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

“Magpies” janë vetëm klubi i fundit anglez që po interesohet për kosovarin, pas Manchester Unitedit, Burnleyt, Leicester Cityt dhe Tottenhamit, shkruan Periskopi.

Raporti potencon se Newcastle i është bashkuar klubeve të interesuara, derisa shtatlarti nuk ka qenë objektiv vetëm i klubeve angleze.
Muriqi, 23 herë reprezentues i Kombëtares së Kosovës, ka treguar formë brilante me Fenerin këtë fushatë.

Ai ka shënuar 13 gola në 22 paraqitje që prej kur i është bashkuar klubit verën e kaluar, derisa ka kontribuar edhe me pesë asistimi. /

SHPËRNDAJE